1953
|
Në Prishtinë boton vëllimin e parë me poezi me titull Njifyell ndër male
|
1954
|
Del vëllimi i dytë me poezi, Kanga e vërrinit.
Mâ vonë, autori distancohet prej dy vëllimeve fillestare dhe konvencionale
|
1958
|
Në Romë botohet Djella, roman me intonim poetik dhe i përshkuem me vjersha
|
1964
|
Në Romë del vëllimi poetik Legjenda
|
1967
|
Në Munih dalin, si botim i autorit:
Lirika mes dy moteve, kryesisht vjersha të përpunueme nga faza e mâparshme
|
1978
|
Rrathë, roman
Njeriu më vete e me tjerë, poezi
|
1981
|
Poashtu si botim i autorit dalin në Munih:
Shkundullima, novela dhe nji dramë
Poezi 1953-67, vjersha të zgjedhuna
Dranja. Madrigale. Prozë poetike
|
1985
|
Me titull Poesie në Palermo botohet përkthimi italisht i librit Njeriu më vete e me tjerë prej Francesco Solanos.
|
1987
|
Në Munih, Camaj boton librin Karpa, në të cilin eksperimenton me elemente të romanit fantastik
|
1990
|
New York. Në edicionin shqip-anglisht (përkthyesi: Leonard Fox)
Selected Poetry botohen për herë të parë dy ciklet poetike Nema dhe Buelli
|
1991
|
New York-Munih: Palimpsest, poezitë e fundit të botueme prej Martin Camajt, prapë si botim dygjuhës shqip-anglisht me përkthimin e Leonard Fox
|
1991
|
Në Munih del vëllimthi Gedichte, botimi i parë në gjermanisht, përkthye prej Hans-Joachim Lanksch
|
1993
|
Në Cosenza (Kozencë) të Italisë botohet drama Kandili
Argjandit, në të cilën Martin Camaj punonte akoma në
shtratin e vdekjes
|
1994
|
Në Prishtinë del Djella, version i përpunuem prej Camajt i romanit të vjetit 1958
|
1996
|
Në Tiranë botohen pesë vëllime me nji pjesë të veprave të Martin Camajt. Edicioni asht parapa me përfshî nantë vëllime. Botimin e përkrah Ministria e Kulturës. Kështu merr fund anatemizimi i disa dekadave i Martin Camajt. Mbas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare më 1997 thuhet se »Martin Camaj nuk botohet më«.
|
1998
|
Në Munih del përkthimi gjermanisht i Palimpsestit, përkthye prej albanologut prof. Wilfried Fiedler
|
1998
|
Në Tiranë, Martin Camajt i jepet post mortem nderimi mâ i nalt letrar i Republikës së Shqipnisë, Penda e Artë. Çmimi Penda e Artë jepet prej Ministrisë së Kulturës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Nji ditë para dhanies solemne të Çmimit njoftohet tërhjekja e tij, dmth. se Çmimi nuk i jepet Martin Camajt.
|
1999
|
Në Klagenfurt, me titull Weißgefiedert wie ein Rabe, del përkthimi gjermanisht i vëllimit Njeriu më vete e me tjerë, përkthye prej Hans-Joachim Lanksch
|
2000
|
Në Pejë, redaktue prej Rexhep Ismajlit, del vëllimi Lirika, botimi gjer më tani mâ i plotë i poezive të Martin Camajt, përfshir edhe poezi prej trashigimisë letrare të Martin Camajt.
|
2002
|
Në Tiranë, Çmimi letrar Penda e Artë i akordohet Martin Camajt
|