Statuti i shoqatës Martin Camaj
§1 Emni dhe selia e shoqatës
(1)
Shoqata mban emnin "Shoqata Martin Camaj". Ajo asht e
regjistrueme në regjistrin e shoqatave.
(2) Selia e shoqatës
asht në Lenggries.
(3) Viti i punës asht viti
kalendarik.
§
2 Qëllimi i shoqatës
(1)
Qëllimi i shoqatës asht:
- përkrahja e shkëmbimeve
kulturore, e komunikimit kulturor dhe e arsimimit ndërkulturor
midis gjermanëve dhe shqiptarëve, në frymën e
mirëkuptimit
mes popujve;
- nxitja e përhapjes së letërsisë
shqiptare në gjuhën gjermane, italiane, frënge dhe në
gjuhë të tjera, si dhe përhapja e kulturës
shqiptare jashtë kufijve të vendeve shqipfolëse;
-
përkrahja, studimi dhe përkujdesja për veprën
letrare dhe veprën shkencore të Martin Camajt;
-
përkrahja e punës shkencore për hulumtimin e letërsisë
dhe të kulturës shqiptare si dhe të marrëdhanieve
kulturore gjermano-shiptare.
(2) Qëllimi i shoqatës ka
me u zbatue posaçërisht nëpërmjet:
-
aktiviteteve, sidomos ligjeratave dhe leximeve – mbramjeve
letrare;
- subvencionimeve për botimin e librave dhe
përkrahjen e përkthimeve.
- botimeve të vetë
shoqatës.
- koordinimit të bashkëpunimit shkencor
mes specialistëve të albanologjisë;
- realizimit të
qëndrimeve studimore dhe atyne të punës për
artistë, shkencëtarë dhe studentë në fushat
që i përfshin qëllimi i shoqatës;
(3) Shoqata
asht politikisht dhe ideologjikisht e pamvarun dhe neutrale;
megjithatë ajo vepron në mënyrë aktive për
njohjen dhe mirëkuptimin reciprok mes njerëzve dhe
kulturave në frymën e mirëkuptimit mes popujve.
§
3 Dobia shoqnore
(1)
Shoqata ndjek kryekrejet dhe drejtpërdrejt qëllime me dobi
shoqnore, në përputhje me paragrafin "Qëllime të
favorizueme nga ana fiskale" të Rregullores gjermane të
tatim-taksave në variantin e vlefshëm respektiv.
(2)
Shoqata punon në mënyrë shoqnore; ajo nuk ndjek në
radhë të parë synime të leverdisë
ekonomike.
(3) Puna e shoqatës nuk synon nxjerrjen e
përfitimit ekonomik.
(4) Anëtarët nuk përfitojnë
të ardhuna prej fondit të shoqatës.
(5) Askush nuk
mundet me përfitue prej shpenzimeve që nuk përputhen
me qëllimin e shoqatës ose prej shpërblimeve në
mospërputhje me natyrën e shoqatës.
(6) Me daljen e
tyne prej shoqatës ose me shkrimjen e shoqatës anëtarët
e saj nuk përfitojnë pjesë nga fondet e shoqatës.
(7)
Mjetet financiare të shoqatës munden me u përdorë
vetëm për qëllime që i përgjigjen
statutit.
§
4 Anëtarësia
(1)
Anëtar i shoqatës mund të bahet çdo person
fizik a juridik që i njeh dhe i përkrah qëllimet e
shoqatës.
(2) Lidhun me kërkesën për
anëtarësim vendos kryesia në bazë të nji
shumice të thjeshtë votash. Kërkesa për
anëtarësim duhet me u ba me shkrim.
(3) Çdo
anëtar ka vetëm nji votë.
(4) Anëtarësia
shuhet:
- me vdekjen;
- me daljen prej shoqatës. Dalja
prej shoqatës duhet me iu njoftue me shkrim kryesisë
mbrenda afatit tremujor tue e ba llogarinë prej fundit të
vitit kalendarik;
- me përjashtimin, të cilin e vendos
Kuvendi i anëtarëve me nji shumicë prej 2/3 të
anëtarëve të pranishëm.
§
5 Organet e shoqatës
(1)
Organet e shoqatës janë:
(1) Kryesia dhe Kuvendi e
anëtarëve
(2) Për me përkrahë punën
e shoqatës në rast nevoje kërkohet mendimi i këshillit
shkencor.
§
6 Kryesia
(1)
Kryesia përbahet prej:
kryetarit të parë, kryetarit
të dytë, përgjegjësit të financave dhe dy
anëtarëve të kryesisë.
(2) Shoqata
përfaqësohet në pikëpamje gjyqësore dhe
jashtëgjyqësore prej 2 anëtarëve të kryesisë
së bashku.
Kryesia punon pa pagë.
(3) Punët e
pranueme juridikisht, të cilat e randojnë shoqatën me
jo ma shumë sesa 300.- Euro, asht i autorizuem t'i kryejë
si kryetari i parë ashtu edhe kryetari i dytë. Megjithatë
autorizimi për kryetarin e dytë vlen, në marrëdhaniet
e brendshme, vetëm në rast se kryetari i parë nuk ka
mundësi praktike me e krye punën përkatëse.
(4)
Kryesia zgjidhet prej Kuvendit të anëtarëve për
nji periudhë prej dy vjetësh.
Megjithatë kryesia
mbetet në fuqi për sa kohë që nuk asht zgjedhun
nji kryesi e re. Rizgjedhja e së njajtës kryesi asht e
mundshme.
Kryesia zgjidhet me shumicë të thjeshtë
të anëtarëve të pranishëm me të drejtë
vote, me ngritje dore. Me kërkesë të nji anëtari
mund të bahen edhe zgjedhje me vota të fshehta.
Të
pesta vendet në kryesi duhen zgjedhë me votim të
veçantë.
(5) Në rast se nji prej anëtarëve
të kryesisë del prej shoqatës mbrenda periudhës
së legjislaturës, atëherë anëtarët e
tjerë të kryesisë kanë të drejtë me
pranue nji zavendësues deri në mbledhjen e ardhshme
Kuvendit të anëtarëve; përndryshe mbrenda tre
muejve kryhet nji zgjedhje nëpërmjet nji mbledhje të
zakonshme ose nji mbledhje të jashtëzakonshme të
Kuvendit të anëtarëve, e cila caktohet prej
kryesisë.
(6) Kryesia asht e aftë të vendosë
me praninë e së paku tre anëtarëve të
kryesisë. Kryesia i merr vendimet me shumicë të
thjeshtë votash. Në rast barazie votash vendos kryesuesi i
mbledhjes.
§
7 Mbledhja e Kuvendit të anëtarëve
(1)
Mbledhja e Kuvendit të anëtarëve duhet thirrë nji
herë në vit me shkrim prej kryesisë tue respektue nji
afat ftese prej 3 javësh e tue ba njikohësisht të
njohun rendin e ditës.
(2) Kryesia mundet me thirrë në
çdo kohë edhe nji mbledhje të jashtëzakonshme
të Kuvendit të anëtarëve. Këtë ajo
duhet ta bajë në rast se kjo gja kërkohet me shkrim
nga 1/3 e anëtarëve me të drejtë vote të
cilët kanë shënue edhe arsyet e kësaj
kërkese.
(3) Mbledhja e Kuvendit të anëtarëve
ka fuqi vendosëse.
(4) Kuvendi i anëtarëve i merr
vendimet e veta me shumicë të thjeshtë votash të
vlefshme që janë dhanë në zgjedhje të hapun.
Në rast se ka barazi votash atëherë kryhet nji votim i
matejshëm. Nuk lejohet votimi me përfaqësim.
(5)
Kuvendi i anëtarëve ka veçanërisht këto
detyra:
a) zgjedhjen e kryesisë;
b) zgjedhjen e dy
kontrollorëve të arkës, të cilët nuk janë
anëtarë të kryesisë, për nji periudhë
njivjeçare. Kontrollorët e arkës kanë të
drejtë me kontrollue në çdo kohë arkën dhe
llogaritë. Lidhun me kontrollin e arkës dhe të
llogarive ata duhet me ba nji raport për Kuvendin e
anëtarëve;
c) pranimin e raportit vjetor dhe atij
financiar të kryesisë, raportit të kontrollorëve
të arkës dhe raportit mbi përjashtimet;
d) me dhanë
vendim mbi përjashtimin e nji anëtari;
e) me dhanë
vendime lidhun me ndryshimin e statutit dhe shkrimjen e shoqatës.
Ndryshimi i statutit mund të bahet vetëm me vendim të
Kuvendit të anëtarëve; për këtë asht e
nevojshme nji shumicë prej 3/4 të votave të
dorëzueme.
§
8 Pagesa e anëtarësisë
(1)
Kontributet anëtarësiet janë kontribute vjetore dhe
duhen parapague deri më 1 janar të çdo viti. Lidhun
me sasinë e kontributit vjetor vendos mbledhja e Kuvendit të
anëtarëve.
§
9 Shkrimja e shoqatës
(1)
Shkrimja e shoqatës bahet me vendim të mbledhjes së
Kuvendit të anëtarëve, në të cilën
duhet me votue për këtë shkrimje 3/4 e anëtarëve
të pranishëm me të drejtë vote.
(2)
Likuidimin e kryen kryesia.
(3) Me shkrimjen e shoqatës, me
shuemjen e saj ose me shuemjen e qëllimit të saj të
deritashëm, fondet e shoqatës i kalojnë degës së
Albanologjisë pranë universitetit
Ludwig-Maximilians-Universität München..


