Biografi

Martin Camaj u lind më 21.7.1925 në Temal të Mbishkodrës. Në Shkodër ka kenë nxanës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Mbas shkollimit punote mësues në fshatnat malësorë. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe mbas nji kohe qe i detyruem me jetue në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavinë fqinje.

Prej 1949 deri më 1955 studiote për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd.Filloi me punue disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul më 1956 në Romë ku e mbaroi, më 1960, disertacionin. Prej vjetit 1961 punote pedagog albanologjiet në universitetin e Mynihut, prej 1971 deri më 1990 si titullar i profesurës së albanologjisë të cilën ai e kishte themelue.

Martin Camaj ka shkrue poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.Dy vëllimet e para poetike e kanë pá dritën e botimit qysh në Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin gjithsejt nantë vëllime poetike, tre romane dhe nji vëllim novelash. Poezia e Martin Camajt u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.

Martin Camaj ndërroi jetë në Mynih më 12.3.1992.

Lexo mâ shumë...